Flash

Plagoset me thikë endacaku slloven në Durrës, reagon policia

Lapsi.al 29 June 2026

Policia njoftoi se rreth orës 21:30, në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, (i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake), është konfliktuar fizikisht me disa persona, ende të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

"Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike, të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës, dhe ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI