Flash

Situata e zjarreve, katër vatra aktive në vend

Lapsi.al 22 August 2026

Katër vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa gjashtë të tjera po mbahen nën monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 17:00 të 22 gushtit janë evidentuar gjithsej 10 vatra.

Situata është përmirësuar ndjeshëm në zonën Gojan–Gjegjan të Pukës. Vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar, ndërsa forcat në terren po kontrollojnë vijën e zjarrit për të shmangur riaktivizimet.

Në Prozhem të Pukës, zjarri vijon në një sipërfaqe pyjore. Era po favorizon flakët, por aktualisht nuk rrezikohen banesat. Aktive mbetet edhe vatra në Shtanë–Tenë të Mirditës, ku po punojnë forcat vendore dhe efektivët e Forcave të Armatosura.

Në malin e Dajtit vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe dy avionë Air Tractor. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në Dukat është shuar plotësisht. Në operacionet e zhvilluara gjatë ditës janë angazhuar mbi 300 forca, të mbështetura nga mjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI