Flash

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave nga Trump, masa prekte edhe shqiptarët

Lapsi.al 22 August 2026

Një gjykatë federale në SHBA ka rrëzuar pezullimin e vizave emigruese për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre edhe Shqipëria.

Vendimi u dha të premten nga gjyqtarja Jeannette Vargas në Manhattan. Ajo e cilësoi politikën e administratës Trump si të paligjshme dhe në kundërshtim me ligjin federal të emigracionit. Sipas gjykatës, Sekretari i Shtetit Marco Rubio kishte tejkaluar kompetencat e tij duke bllokuar lëshimin e vizave mbi bazën e kombësisë së aplikantëve.

Masa ishte shpallur në janar nga Departamenti i Shtetit. Ajo prekte shtetas nga 75 vende, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Brazilin, Kolumbinë, Pakistanin dhe Bangladeshin. Padia ishte ngritur nga organizata që mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe nga aplikantë të prekur nga pezullimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI