Flash

Guardia di Finanza sekuestron pako me kokainë me flamurin e Serbisë

Lapsi.al 21 July 2026

Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogramë kokainë, mbi të cilat ishte vendosur flamuri i Serbisë, njoftoi të martën Guardia Di Finanza.

Në njoftim thuhet se në portin e qytetit Vado Ligure, në veriperëndim të Italisë, u identifikuan 650 pako me drogë, me një peshë totale prej më shumë se 770 kilogramësh, për të cilat testet paraprake kanë treguar se bëhet fjalë për kokainë me pastërti të lartë.

Policia italiane publikoi një video ku shihet se mbi pakot ndodhet flamuri i Serbisë. Në njoftim nuk specifikohet se për ku ishte destinuar kjo dërgesë me kokainë.

Në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë, Guardia Di Finanza nuk bëri të ditur nëse flamuri i Serbisë tregon për lidhje me grupe kriminale në Serbi, as nëse janë arrestuar shtetas të Serbisë.

Sipas njoftimit, ngarkesa me drogë ishte fshehur me kujdes mes dhjetëra paleta me banane brenda një kontejneri frigoriferik që kishte mbërritur nga një port i madh në Ekuador.

Ky operacion është rezultat i përpjekjeve të përqendruara në rrugët tregtare që lidhin Amerikën e Jugut me portin Vado Ligure, i cili cilësohet si një nyje gjithnjë e më e rëndësishme e flukseve tregtare evropiane dhe, rrjedhimisht, një objektiv tërheqës për aktivitetet e tregtisë së paligjshme.

Sipas, Guardia Di Finanza, sekuestrimi i afër 800 kilogramëve kokainë është ndër operacionet më të rëndësishme kundër kontrabandës së drogës të zhvilluara në portin e Vados në vitet e fundit.

Sipas policisë italiane, vlera e kokainës së sekuestruar në tregun me pakicë arrin në rreth 250 milionë euro. /REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI