Flash

Policia në aksion, Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat janë njësoj për të gjithë

Lapsi.al 21 July 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar të automjeteve që janë vendosur në kundërshtim me ligjin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me pamje të aksionit policor, Lamallari thekson se automjetet me xhama të errësuar pa leje nuk do të tolerohen, duke nënvizuar se zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

 
"Xhamat e errësuar në makinë nuk ju bëjnë të padukshëm. Dhe më keq akoma kur ato i keni pa leje, sigurisht që do të hiqen pa një pa dy nga Policia e Shtetit", shprehet ministri.

Lamallari thekson se rrugët janë një hapësirë publike ku siguria dhe transparenca janë parësore, ndaj çdo shkelje do të trajtohet sipas ligjit.

"Rrugët nuk janë vend për anonimitet dhe as për privilegje. Janë hapësirë publike ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë", përfundon ministri.

Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjithë vendin, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi. Në dy javët e fundit, në gjithë vendin janë ndëshkuar më shumë se 500 drejtues mjetesh për këtë shkelje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI