Flash

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Lapsi.al 14 September 2026

Autoritetet greke njoftojnë se një person ka vdekur dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë u fundos në brigjet e ishullit Gavdos pranë Kretës të dielën.

Roja bregdetare greke tha se shpëtoi 51 persona nga uji. Një operacion kërkim-shpëtimi u nis nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (JRCC), në zonën detare 38 milje detare në jug të ishullit të Gavdos, pasi u dha alarmi për një varkë që transportonte emigrantë.

Misioni i kërkimit përfshinte anije patrullimi, një helikopter dhe një dron, si dhe anije tregtare të përfshira në kërkim të ndihmuara nga agjencia e mbrojtjes së kufijve të Bashkimit Evropian, Frontex.

Raportohet se erërat e forta po e vështirësonin punën e kërkimit. Shtrirja detare prej 320 km midis Libisë dhe ishujve të Kretës dhe Gavdosit është bërë një rrugë e njohur për azilkërkuesit që shkojnë në Greqi.

Kërkimet vijojnë edhe këtë të hënë, me autoritetet që përpiqen të gjejnë çdo të mbijetuar ose provë që mund të çojë në zbulimin e personave të zhdukur, në një zonë të madhe detare në jug të Gavdos.

Frontex ka raportuar një rënie prej 25% të kalimeve të migrantëve në Mesdheun Lindor në tetë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI