Flash

Frika nga eleminimi prej Izraelit, Mojtaba Khamenei nuk do të marrë pjesë në funeralin e babait të tij

Lapsi.al 2 July 2026

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të marrë pjesë në ceremonitë mortore të babait të tij, ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, për shkak të shqetësimeve serioze për sigurinë e tij, pas kërcënimeve të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, se ai është "i shënjestruar për vdekje".

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i udhëheqësit suprem të Iranit në Indi, Ajatollah Hakim Elahi, në një intervistë për rrjetin televiziv India Today. Sipas tij, vendimi lidhet me kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit ndaj udhëheqjes politike dhe fetare të Iranit.

Elahi deklaroi se kushtet aktuale të sigurisë nuk i lejojnë Mojtaba Khameneit të marrë pjesë në ceremonitë e varrimit, pasi ai vazhdon të konsiderohet një objektiv i mundshëm.

Deklaratat vijnë pas komenteve të fundit të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, i cili kishte paralajmëruar se Khamenei është "i shënjestruar për t'u vrarë".

Këto deklarata shkaktuan reagime të ashpra nga Teherani, ndërsa ministri i Jashtëm iranian paralajmëroi se çdo kërcënim i ardhshëm do të marrë një "përgjigje të fortë". 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI