Flash

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, raportohen të paktën 10 viktima

Lapsi.al 2 July 2026

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulm me dronë dhe raketa që forcat ruse ndërmorën gjatë natës ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev. Sulmet goditën disa lagje të qytetit, duke shkaktuar dëme në ndërtesa banimi dhe infrastrukturë. Mes viktimave dhe të plagosurve raportohet se ka edhe fëmijë. Në disa zona shpërthyen zjarre. 

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, akuzoi Rusinë se po godet qëllimisht zonat e banuara dhe po vë në shënjestër civilët. Sulmi ndodhi vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatiste një ofensivë ajrore. 

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se objektiv i operacionit ishin objektet e infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe se sulmet ishin përgjigje ndaj veprimeve të fundit ushtarake ukrainase në territorin rus. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI