Flash

Flamur Noka për protestuesit: Mercenarët e Soros e kanë me familjen Trump, për flamingot as u kërcet fare

Lapsi.al 3 June 2026

Partia Demokratike vijon të jetë kundër protestës për Zvërnecin.

 
Numri dy i PD, Flamur Noka, ka sulmuar sot protestuesit.

Sipas tij, ata nxiten nga Soros kundër Donald Trump.

"Mercenarët e #Soros e kanë me familjen Trump, se për flamingot as u kërcet fare.

Flamingot, florën dhe faunën e asaj zone e asgjëson Aeroporti i Vlorës, por ja që si Europeangreens dhe Soros Albania nuk ua ndjen fare për mjedisin dhe zogjtë shtegtarë 

Vetë bashkëshorti i ministres së besuar të Ramës është një organizator i protestës. Përdorimi dhe instrumentalizimi i të tjerëve është kamuflazhi i Ramës, i cili qëndron vetë pas organizimeve të tilla.

Ka mbi 13 vjet që me Edi Ramën në pushtet të Drejtat e Njeriut në Shqipëri dhunohen sistematikisht. U vra një i mitur si Ardit Gjoklaj, por Komiteti Sorosian i Helsinkit në Shqipëri nuk u ndje.

U vra Klodian Rasha e KSHH s'nxorri zë.

U rrëmbye ish Presidenti i Republikës dhe s'hapën gojë. Janë bërë batërdi mbi këtë popull për 13 vjet rresht, por KSH i Helsinkit nuk është ndjerë.

Tani që Soros sulmon Presidentin Trump dhe dhëndrin e tij Jared Kushner, edhe mercenarët u bënë të ndjeshëm për zogjtë", shkruan ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI