Flash

“Al Jazeera”: Ç’po ndodh me ishullin Trump në Shqipëri (VIDEO)

Lapsi.al 15 June 2026

Mediat e rëndësishme ndërkombëtare vijojnë t’i bëjnë jehonë asaj që po ndodh në Shqipëri edhe pas më shumë se dy javësh.

“Një ishull i largët shqiptar ka një nofkë të re: “Ishulli Kushner” – shkruan rrjeti prestigjioz “Al Jazeera”. 

“Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe themeluesi i firmës së investimeve Affinity Partners, planifikon të ndërtojë atje një vendpushim luksoz prej 14 miliardë dollarësh. Projekti ka shkaktuar protesta të mëdha, me turma që brohorasin, "Shqipëria nuk është në shitje". A është kjo e ardhmja që duan shqiptarët, apo një shitje e tokës së tyre ndaj pasurisë së huaj?” – thuhet në nisje të emisionit. 

Në këtë episod ka dhënë një intervistë gazetari Mitchell Prothero. 

“Jared dhe Ivanka e panë këtë bukuri dhe, siç e dini, për nder të tyre, vija bregdetare e Shqipërisë është absolutisht mahnitëse. Pra, mund ta kuptoni pse dikush do të mendonte se duhet të vendosja një resort miliarda dollarësh këtu” – shprehet ai. ©LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI