Flash

Eurodeputetja italiane: Toka shqiptare të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner

Lapsi.al 16 June 2026

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka shprehur mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri, duke deklaruar se vendi po jep një shembull të rëndësishëm për Europën përmes mobilizimit të qytetarëve në mbrojtje të interesit publik.

Gjatë fjalës së saj në seancën që diskutohej raporti i progresit për Shqipërinë, Salis tha se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar politika që, sipas saj, nuk mbrojnë interesat e popullit shqiptar.

Sipas saj, ajo që po ndodh në Shqipëri përfaqëson një përplasje më të gjerë mes interesit publik dhe interesave ekonomike, duke e cilësuar si një betejë për sovranitetin popullor.

“Shqipëria është vërtet një model për Europën këtë javë. Shumë njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar kundër një qeverie që nuk po mbron interesat e popullit.

Shqipëria nuk është në shitje. Nuk duhet t'u shitet spekulatorëve, Trump-it dhe Kushner-it, vetëm sepse ata mendojnë se mund të blejnë gjithçka: tokën, natyrën dhe demokracinë.

Ajo që po shohim nuk është thjesht një lëvizje; është një betejë për sovranitetin popullor. Është një popull që po rimerr të drejtat e tij përballë logjikës dominuese ekonomike të kësaj axhende.

Mendoj se Europa duhet ta vëzhgojë me shumë kujdes atë që po ndodh në Shqipëri, sepse kjo është diçka e rëndësishme për Bashkimin Europian. Ky është një popull i gjallë, i aftë të mobilizohet për drejtësi dhe liri”, tha Salis. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI