Flash

Ikën Sokol Sadushi/ Kush do të jetë kreu i ri i Gjykatës së Lartë

Lapsi.al 21 August 2026

Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin pas përfundimit të mandatit të tij trevjeçar. 

Sadushi u zgjodh në krye të Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023, ndërsa mandati i tij përfundon më 17 tetor të këtij viti. Procedura e re është hapur 60 ditë përpara përfundimit të mandatit, sipas parashikimeve ligjore. 

Gjyqtarët e interesuar duhet të dorëzojnë kandidaturat deri më 11 shtator 2026. Secili kandidat duhet të paraqesë kërkesën me shkrim dhe platformën personale për mënyrën se si synon ta drejtojë institucionin më të lartë të pushtetit gjyqësor. 

Pas mbylljes së kandidimeve, procedura do të vazhdojë sipas rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në vitin 2023.Kryetari zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, mes anëtarëve të saj dhe me votim të fshehtë.

Sipas ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mandati i Kryetarit të Gjykatës së Lartë është tre vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Kryetari i ri pritet të nisë ushtrimin e detyrës më 18 tetor 2026, një ditë pas përfundimit të mandatit të Sokol Sadushit, me qëllim që të mos krijohet ndërprerje në drejtimin e Gjykatës së Lartë.

Sadushi do të vijojë të ushtrojë detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë deri në vitin 2029 pasi është emëruar si gjyqtar në 2020 dhe mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë zgjat 9 vjet. 

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI