Flash

Mirditë/ Në Kodër Rrëshen zjarri jashtë kontrollit, evakuohen banorët

Lapsi.al 21 August 2026

Në Kodër Rrëshen të Mirditës situata vijon të jetë kaotike. Flakët po përhapen me shpejtësi. Videot e mbërritura në redaksinë e Syrit tregojnë për një situatë tejet të vështirë.

Ka nisur ndërhyrja nga ajri ndërsa janë evakuar disa familje. Flakët dhe tymi i dendur janë të dukshëm nga larg, ndërsa ekziston frika se zjarri mund të përhapet drejt banesave. Situata paraqitet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të thatë, që favorizojnë avancimin e flakëve.

Zjarri I përmasave të mëdha që ka përfshirë zonën e Kodër Rrëshenit, pranë varrezave dhe zonave të banuara ka nisur rreth orës 15:00. 

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI