Flash

Heqja e sekuestros për vilën në Palasë, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Igli Tares

Lapsi.al 5 October 2026

Heqja e sekuestros për vilën në Palasë, Apeli i

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Igli Tares për heqjen e masës së sekuestros ndaj një vile në Palasë.

Trupi gjykues ka lënë në fuqi sekuestron e pasurisë, e cila është bërë pjesë e hetimeve të autoriteteve shqiptare ndaj ish-futbollistit.

Tare dyshohet se është përfshirë në një skemë të lidhur me fshehjen e pasurive, ndërsa vila në Palasë është sekuestruar në kuadër të hetimeve për pastrim parash.

Çështja është lidhur në raportimet publike edhe me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën janë ngritur pretendime se pasuria mund të jetë përdorur për ta ndihmuar atë të shmangte ekspozimin e saj.

Të këshilluara

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI