Flash

Gazetarët Naomi Klein dhe Mehdi Hasan në mbështetje të protestës së flamingove

Lapsi.al 22 July 2026

Revolucioni Flamingo ishte një nga temat e trajtuara në episodin më të fundit të podcastit “Unshocked”, një bashkëpunim mes gazetarëve Naomi Klein dhe Mehdi Hasan.

Gjatë diskutimit, të dy komentatorët shprehën mbështetje të hapur për lëvizjen qytetare në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një simbol të antikorrupsionit dhe mbrojtjes së pasurive publike.

Naomi Klein e përshkroi Revolucionin Flamingo si “një lëvizje të jashtëzakonshme”, duke theksuar se ajo është frymëzuar nga flamingot që strehohen në ishullin e Sazanit, të lidhur me projektin turistik të Jared Kushner.

Naomi Klein: Është një lëvizje e jashtëzakonshme. Janë inspiruar nga zogjtë që strehohen në ishull që Ivanka Trump “zbuloi”. Mendoj se ky ishull dhe ideja e marrjes së kësaj strehe natyrore, ku njerëzit e zakonshëm munden të shijojnë natyrën, dhe kthimit në një vend pushimi për miliarderët, është tregues i asaj sesi këta njerëz duan ta trajtojnë botën. Është bërë simbol i antikorrupsionit. Kjo lëvizje e bukur dhe e fuqishme popullore që shpreh pakënaqësi ndaj të gjithë klasën politike, modelit të tyre dhe ka adoptuar sloganin “Shqipëria nuk është në shitje” nga “Bota nuk është në shitje”.

Mehdi Hasan: 200 mijë njerëz në shesh për javë të tëra është protesta më e rëndësishme që nga rënia e komunizmit. Jared Kushner do të ndërtojë resort luksoz në ishull, në fakt ai nuk sheh shumë nëse është Shqipëria apo Gaza. Ai thotë se do të ndërtojë në këtë ishullin që bashkë me të shoqen pretendojnë se e zbuluan teksa shëtisnin me jaht. Qeveria shqiptare po e ndihmon, sepse jetojmë në një botë të korruptuar, ku njerëzit e familjes Trump dhe administratës së tij ia dalin me qeveritë e huaja. Njerëzit në Shqipëri nuk mendojnë kështu. Më pëlqen shumë ideja që populli në Shqipëri po kundërshton Jared dhe Ivanka dhe SHBA.

Naomi Klein: Ne duhet t’u mbështesim dhe ndoshta t’u bashkohemi.

Mehdi Hasan: Le të shkojmë në Tiranë t’u bashkohemi.

Naomi Klein: Mund ta bëjmë nga këtu. Shkojmë kudo.

Mehdi Hasan: Po amplifikojmë mesazhin e tyre. Ne jemi anëtarë nderi të Revolucionit Flamingo.

Klein dhe Hasan  janë gazetarë, autorë dhe komentatorë të shquar progresivë që bashkëpunojnë shpesh. Klein është një korrespondente e lartë për kompaninë mediatike të Hasanit, Zeteo, ku ata bashkë-prezantojnë një segment mujor bisedash të titulluar “Unshocked”. Ata trajtojnë shpesh tema të tilla si korrupsioni i elitave, kultura e teorive të konspiracionit, ndryshimi i klimës dhe konfliktet gjeopolitike.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI