Flash

Botërori 2026 / Dy fitore në dy ndeshje, SHBA siguron praktikisht kualifikimin

Boterori 2026 20 June 2026

Shtetet e Bashkuara vijojnë paraqitjen perfekte në Botërorin 2026, duke mposhtur Australinë me rezultatin 2-0 dhe duke hedhur një hap të madh drejt fazës me eliminim direkt.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino dominoi takimin që në minutat e para, edhe pse në fushë mungonte Christian Pulisic. Amerikanët kaluan në avantazh në minutën e 11-të falë një autogoli të Burgess, i cili devijoi topin në portën e tij pas një krosimi nga krahu i djathtë.

SHBA vazhdoi të kontrollonte lojën dhe krijoi raste të tjera me McKennie dhe Balogun, ndërsa Australia hasi vështirësi për të reaguar. Në minutën e 43-të, Freeman dyfishoi shifrat me një goditje nga afër, gol që u konfirmua edhe pas rishikimit nga sistemi VAR.

Në pjesën e dytë, amerikanët ruajtën kontrollin e lojës me një zotërim të lartë të topit, ndërsa Australia u përmirësua vetëm pas aktivizimit të Volpato dhe Irankunda. Megjithatë, përpjekjet e "Socceroos" nuk mjaftuan për të rihapur ndeshjen.

Takimi pati edhe një kohë shtesë të gjatë për shkak të një ndërprerjeje, pasi arbitri Felix Zwayer u përball me ngërçe.

Me këtë fitore, SHBA ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe është shumë pranë sigurimit të kualifikimit në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2026, duke konfirmuar formën e mirë të skuadrës së Mauricio Pochettinos.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI