Flash

"Ju kisha munguar?": Ancelotti flet me Neymar dhe e përjashton nga ndeshja me Haitin

Nuk ishte e mundur të kuptohej çfarë u tha, por përshtypja ishte se pikërisht ai ishte momenti kur Neymar mori lajmin për vendimin e marrë nga Ancelotti.

Lapsi.al 19 June 2026

Një video e teknikut Carlo Ancelotti duke biseduar me Neymar në fushën stërvitore të Brazilit kishte ngjallur kuriozitet për gjuhën e trupit dhe dyshimin se trajneri po i jepte lojtarit një lajm “të keq”. Në pamjet e shkurtra shihet trajneri duke folur me futbollistin, i cili pak më vonë largohet me krahët e kryqëzuar. Nuk ishte e mundur të kuptohej çfarë u tha, por përshtypja ishte se pikërisht ai ishte momenti kur ish-lojtari i PSG-së mori lajmin për vendimin e marrë ndaj tij.

Ajo që dukej vetëm si hamendësim u konfirmua pak më vonë nga njoftimi zyrtar i federatës braziliane: ylli i Seleçaos nuk do të arrijë të rikuperohet as për ndeshjen e ardhshme të Botërorit kundër Haitit dhe është përjashtuar nga lista e të grumbulluarve. Neymar ende nuk është në gjendjen optimale pas dëmtimit muskulor që rrezikoi t’ia humbiste edhe Kupën e Botës, ndaj do të qëndrojë në qendrën stërvitore për të vazhduar programin e personalizuar, me shpresën se do të jetë gati të paktën për ndeshjen ndaj Skocisë (e fundit e grupit).

Neymar nuk e priste këtë vendim

“Ju kam munguar?” u drejtua lojtari i Santos gazetarëve, duke u shfaqur në humor të mirë, ndoshta i bindur se në ndeshjen e dytë të Grupit C do të kishte disa minuta edhe për të. Por zgjedhja e trajnerit ishte ndryshe, dhe kushtet që i ishin paraqitur më herët kishin qenë të qarta. Në ditët e fundit, kampioni brazilian është rikthyer gradualisht në stërvitje dhe ka rifilluar kontaktin me grupin.

Megjithatë, stafi mjekësor dhe Carlo Ancelotti kanë zgjedhur rrugën e kujdesit maksimal: objektivi është shmangia e çdo rikthimi të dëmtimit që mund të komprometojë vazhdimin e turneut. Për këtë arsye, pasi mungoi edhe ndaj Marokut në ndeshjen e parë të Seleçaos (1-1 që la pas polemika), ish-lojtari i Barcelonës pritet të rikthehet më 24 qershor kundër Skocisë në Miami.

Nga çfarë dëmtimi vuan Neymar?

Dëmtimi është diagnostikuar si problem muskulor në pulpën e këmbës dhe kërkon një periudhë rikuperimi prej dy deri në tre javësh nëse gjithçka shkon mirë. Dhe Ancelotti, në një moment delikat për renditjen, nuk mund të marrë asnjë rrezik. Shpresa e Brazilit është ta ketë në dispozicion për ndeshjen e fundit të grupit kundër skocezëve ose, në rastin më të keq, për fazën me eliminim direkt.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI