Flash

Protesta ndryshoi skenarin në ditën e 102-të të saj

Lapsi.al 9 September 2026

Në ditën e 102-të të protestës pati një ndryshim të skenarit. Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët kanë bllokuar disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, mes tyre kryqëzimin te Rruga e Elbasanit dhe kryqëzimin që të çon në drejtim të Sheshit “Skënderbej”.

Më pas protestuesit kanë qëndruar te Kryqëzimi tek 21 Dhjetori, pasi kanë bërë një marshim të gjatë. 

Ata janë ulur në kryqëzim, duke ndaluar edhe qarkullimin e automjeteve për pak momente.

Ata janë shprehur se do të bllokojnë rrugët, derisa djemtë e shoqëruar në komisariate të lirohen.

Protesta e qytetarëve synon rrëzimin e qeverisë dhe çmontimin e korrupsionit të përhapur qeveritar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI