Flash

100 kg kokainë mes trëndafilave në aeroportin e Athinës/ Ndalohen 6 persona, 4 dyshohet se janë shqiptarë

Lapsi.al 10 September 2026

Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në aeroportin e Athinës gjatë një operacioni të përbashkët të policisë greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës dhe gjatë tij u ndaluan gjashtë persona. Sipas të dhënave paraprake, të paktën katër prej tyre dyshohet se janë shtetas shqiptarë.

Kokaina ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të freskët, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Kolumbia. Autoritetet po hetojnë rrjetin e përfshirë në trafik, pasi dyshohet se grupi mund të ketë edhe anëtarë të tjerë. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe për të përcaktuar destinacionin final të drogës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI