Flash

Afro tre muaj në shesh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lapsi.al 26 August 2026

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, në ditën e 89 të protestës kundër qeverisë. Si çdo mbrëmje, grumbullimi pritet të nisë në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë. Prej afro tre muajsh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Ata kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre duhet t’i hapë rrugë një procesi të ri politik dhe zgjedhjeve të reja.

Në tubimet e fundit janë shtuar edhe thirrjet drejtuar drejtësisë. Qytetarët kërkojnë hetimin e zyrtarëve të lartë që i akuzojnë për korrupsion, ndërsa në shesh janë dëgjuar thirrje për arrestimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Protesta nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, por me kalimin e javëve mori përmasa më të gjera. Në podium janë ngritur çështje që lidhen me korrupsionin, keqqeverisjen, koston e jetesës, emigracionin dhe funksionimin e institucioneve.

Ndërkohë, pas javësh protestash të përditshme, kryeministri Edi Rama vijon ta paraqesë mobilizimin si një zhvillim që, sipas tij, vetëm e ka bërë qeverinë më të fortë. Ai madje e cilësoi protestën një “dhuratë”, ndërsa pranoi se qeverisja duhet të përmirësohet. Një reflektim optimist, në një kohë kur prej afro tre muajsh poshtë zyrës së tij dëgjohen çdo mbrëmje thirrje për dorëheqje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI