Flash

Djali i Trump publikoi këtë foto, por ndjekësit panë gjëra “të pazakonta”   

Lapsi.al 12 August 2026

Eric Trump është kritikuar për publikimin e asaj që dukej të ishte një foto e modifikuar e dy fëmijëve të tij me gjyshin e tyre, Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Pas një fundjave golfi në klubin “Bedminster” të babait të tij në New Jersey, Eric ndau disa imazhe në Instagram - përfshirë njërën ku shfaqeshin dy fëmijët e tij, Eric “Luke” Trump dhe Carolina Trump, të cilat tërhoqën vëmendjen e internetit.

Fillimisht janë disa njolla të turbullta që bien në sy në imazh, duke ngritur pikëpyetje nëse fotoja është modifikuar në ndonjë mënyrë.

Pjesë të paqarta shfaqen pranë veshit të majtë të presidentit, pranë veshit të djathtë të Luke dhe në sfond. “Detektivët” e internetit vunë në dukje gjithashtu se kishte një këmbë shtesë në tokë pas Luke.

Kritikët arritën në përfundim se foto kishte kaluar nëpërmjet montazhit.

“Ata jetojnë në një gjendje të ndryshuar realiteti, kështu që nuk është për t'u habitur që ata ndryshojnë fotot e familjes së tyre”, shkroi një përdorues i X. “Qafa dhe mjekra fantazmë e dikujt që del nga veshi i atij djali të shkretë”, - shtoi me shaka një komentator tjetër.

“Kur babai yt është një krijesë kaq e shëmtuar sa djali i tij me IQ të ulët përpiqet të krijojë me inteligjencë artificiale imazhin e babait të tij dhe dështon keqas sepse paaftësia është në gjakun e tyre”, - shkroi një përdorues.

Eric nuk ishte i vetmi Trump që publikoi një imazh të modifikuar gjatë fundjavës. Edhe Presidenti Trump nxori gjithashtu një imazh të modifikuar të udhëtimit të tij të golfit gjatë fundjavës. Ai publikoi një fotografi të tij të përpunuar nga ndeshja e golfit në të cilën dukej shumë më i ri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI