Flash

Rikthimi muzikor i Ariana Grandes zhgënjen fansat

Lapsi.al 29 May 2026

Ariana Grande është përballur me kritika pas publikimit të këngës së saj të re “Hate That I Made You Love Me”, single-i i parë nga albumi i ardhshëm “Petal”.

Kënga u publikua të enjten mbrëma dhe shënon rikthimin e Ariana Grandes në muzikë, pas fokusit të saj në aktrim gjatë viteve të fundit me filmat Wicked dhe Wicked: For Good.

Megjithatë, shumë fansa në rrjetet sociale reaguan negativisht ndaj këngës, duke e cilësuar “të mërzitshme”, “zhgënjyese” dhe madje një nga projektet më të dobëta të artistes deri tani.

Disa përdorues në platformën X kritikuan faktin që kënga u zgjodh si single kryesor i albumit të ri, ndërsa të tjerë thanë se tingëllon shumë e ngjashme me projektet e mëparshme të këngëtares.

Madje, pati edhe komente që sugjeronin se kënga dukej “sikur ishte krijuar nga inteligjenca artificiale”, për shkak të mungesës së origjinalitetit.

“Është një nga këngët më të dobëta që kam dëgjuar,” shkroi një fans, ndërsa një tjetër komentoi: “Duket si një këngë e mbetur nga albumi ‘Eternal Sunshine’.”

Albumi i ri “Petal” pritet të publikohet më 31 korrik dhe do të jetë projekti i tetë studio i Ariana Grandes.

Këngëtarja kishte paralajmëruar më herët se “Hate That I Made You Love Me” është një nga këngët e saj të preferuara që ka shkruar ndonjëherë.

Ndërkohë, videoklipi i këngës do të publikohet së shpejti dhe do të ketë pjesëmarrjen e aktorit Justin Long.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI