Flash

Detaje nga masat për Hysenin dhe Prodën/ Arrestohet administratori i një agroturizmi të njohur

Lapsi.al 22 September 2026

Embro Sulejmani, është biznesmeni durrsak i cili njihet si administratori i agroturizmit "Kodra e Kuajve", ky i fundit u prangos këtë të martë në kuadër të hetimeve për dosjen e cila njihet tanimë si afera e AKSHI-t.

Sulejmani u arrestua me urdhër të SPAK, kërkesë e cila është miratuar pasditen e djeshme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përpos banesës së Ilir Prodës dhe Vlora Hysenit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, si në Tiranë, po ashtu edhe në zonën e Shkozetit.

Dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë kërkuar një sërë masash sigurie, për zyrtarë e ish-zyrtarë, përfshirë dhe njerëz të Policisë së Shtetit.

Sipas asaj që është mësuar deri më tani në rrugë jo zyrtare, kjo kërkesë e prokurorëve është lëshuar disa ditë më parë, ndërkohë që vetëm pasditen e djeshme Gjykakta e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar aprovoi masat e sigurisë.

Një prej masave të sigurisë ka qenë ndaj Vlora Hysenit, ndaj së cilës u kërkua “arrest shtëpie” si dhe pezullimi nga posti i drejtoreshës së SHISH.

Po ashtu, masa urdhër “arrest me burg” u lëshua edhe ndaj shefit të Laburatorit Shkencor në Policinë e shtetit, Fatjon Kallucit. Masë kjo e cila u ekzekutua mëngjesin e sotëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI