Flash

Pezullimi i drejtoreshës së SHISH/ Koçeku: Në Kosovë e shkarkoi Kurti, u vendos nga Rama, e arrestoi SPAK-u

Lapsi.al 22 September 2026

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga SPAK në kuadër të dosjes “AKSHI”, ku me vendim të GJKKO, u ushtruan kontrolle në disa banesa, përfshirë atë të kreut të SHISH, Vlora Hyseni dhe të ish-Kreut të policisë, Ilir Proda. Gjykata e Posaçme vendosi me kërkesë të SPAK ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”. Masa e arrestit nuk është ekzekutuar për shkak se ajo ndodhet jashtë vendit.

Në një reagim në rrjete sociale, Koçeku ka shkruar se Vlora Hyseni u emërua në Kosovë nga Hashim Thaçi dhe u shkarkua nga Albin Kurti. Më pas në Shqipëri u emërua nga kryeministri Edi Rama, por po e arreston SPAK.

““Vlorën e ka emnu Hashim Thaçi e ka shkarku Albin Kurti e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlore nuk i ka punët mirë këto kohë”, ka shkruar deputetja që u largua nga grupi parlamentar i PS-së.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI