Flash

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend

Lapsi.al 22 September 2026

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të martë çmimet e reja të karburanteve në vend, të miratuara në mbledhjen e datës 22 Shtator 2026.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës është përcaktuar jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.

Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është caktuar jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  181 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora  12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për zbatimin e këtij vendimi. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI