Flash

Del në ankand “fustani i hakmarrjes” i Princeshës Diana

Lapsi.al 10 September 2026

Shtëpia e ankandeve Sotheby's në New York njoftoi sot se "fustani i famshëm i hakmarrjes" i veshur nga Princesha Diana pas rrëfimit publik të pabesisë nga Princi Charles do të dalë në ankand më 9 dhjetor. 

Çmimi i këtij fustani të zi me një dekolte të gjerë, të firmosur nga Christina Stambolian, vlerësohet të jetë midis 150,000 dhe 300,000 dollarëve (129 000 – 259 000 euro), tha Sotheby's në një njoftim për shtyp.

Një pjesë e të ardhurave do të shkojë për Spitalin Mbretëror të Edinburgut në Skoci, i cili është i specializuar në problemet e shëndetit mendor.

Përpara këtij ankandi, fustani do të prezantohet në Londër midis 18 dhe 24 shtatorit, në Hong Kong (1-15 tetor), në Gjenevë (6-11 nëntor) dhe në Nju Jork (nga 2 dhjetori).

"Princesha e Popullit" e veshi këtë fustan, duke thyer kodet e familjes mbretërore britanike gjatë një galaje bamirësie në qershor të vitit 1994, pasi burri i saj Charles pranoi tradhtinë e tij në televizion.

"Princesha Diana e shndërroi këtë fustan në një nga mesazhet më të fuqishme që ka dërguar ndonjëherë", - tha Morgan Halimi, drejtuese e modës në Sotheby's.

“Ajo që u shfaq si një moment viral në shkallë ndërkombëtare u dha gjithashtu të gjithëve, por veçanërisht grave, lejen për të përdorur modën përtej dekorimit të thjeshtë, në një mënyrë shumë më të qëllimshme dhe kuptimplote: si mburojë, si armë, ose si të dyja në të njëjtën kohë.”

Fustani ishte shitur tashmë në ankand për të ndihmuar bamirësitë kundër kancerit dhe AIDS-it në qershor të vitit 1997, pak para vdekjes së Dianës në një aksident me makinë në Paris më 31 gusht, në moshën 36-vjeçare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI