Flash

Grabitet në muzeun e Spanjës një nga thesaret më të famshëm

Lapsi.al 27 August 2026

Një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të Epokës së Bronzit në Evropë, thesari i famshëm i Villenës (Tesoro de Villena), u vodh në orët e para të së enjtes nga muzeu i qytetit me të njëjtin emër, në provincën e Alicantes në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, Guardia Civile dhe policia kanë marrë tashmë përsipër çështjen, të cilat po kryejnë një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta të vjedhjes. 

Alarmi i muzeut u aktivizua në orën 05:16 të mëngjesit, megjithatë, deri më tani autoritetet lokale nuk janë në gjendje të përcaktojnë shkallën e vërtetë të vjedhjes dhe saktësisht se cilat objekte janë grabitur.

Një thesar i paçmuar rreth 3,000 vjeç

Thesari i Vilenës është një koleksion jashtëzakonisht i rëndësishëm i punimeve metalike, që daton rreth vitit 1000 p.e.s. dhe përbëhet kryesisht nga objekte ari.

Midis objekteve të tij janë 11 gota, 28 byzylykë dhe tre vazo, ndërsa koleksioni përfshin edhe tre vazo argjendi, dy objekte prej qelibari dhe ari, një prej hekuri dhe ari dhe një byzylyk hekuri.

Në total, thesari përmban 59 objekte prej ari, argjendi, hekuri dhe qelibari, me një peshë totale prej gati 10 kilogramësh.

Zbulimi që ndryshoi historinë arkeologjike të rajonit

Historia e zbulimit të thesarit fillon në vjeshtën e vitit 1963 dhe ka karakteristika pothuajse kinematografike.

Në tetor të vitit 1963, në dheun që po transportohej me kamion, u gjet një byzylyk, për të cilin fillimisht menduan se mund të ishte pjesë e një motori makine. 

Kryepunëtori i projektit, Ángel Tomás, madje e la objektin në një vend të dukshëm, duke pritur që dikush të vinte ta kërkonte, pasi besonte se ishte një kushinetë kamioni.

Megjithatë, për fat të mirë, objekti përfundoi në duart e argjendarit vendas Carlos Miguel Escobre. Ai e kuptoi se gjetja kishte nevojë për një shqyrtim më të hollësishëm dhe kontaktoi José María Soler, atëherë drejtor i Muzeut Arkeologjik Bashkiak.

Ekzaminimi i byzylykut çoi në fillimin e kërkimeve arkeologjike në Rambla del Panadero. Pas disa ditësh gërmimesh, më 1 dhjetor 1963, Soler dhe kolegët e tij bënë zbulimin e madh.

Brenda një vazoje të fshehur në shtratin e përroit, u gjet thesari, i cili do të përshkruhej si një nga vendet arkeologjike më të rëndësishme - dhe sipas mediave spanjolle, më i rëndësishmi - të Epokës së Bronzit në Evropë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI