Flash

Kujdes fëmijët nga loja e rrezikshme në TikTok me lodrën “squishye”

Lapsi.al 30 August 2026

Një vajzë 10-vjeçare nga Britania e Madhe me emrin Bella u shtrua në spital pasi një lodër “squishye” i shpërtheu në fytyrë, duke i lënë një djegie “traumatizuese”. “Duket sikur e kishin goditur në fytyrë”, - tha për BBC nëna e saj, Charlotte, 42 vjeç, nga Bristol.

Vajza e saj thuhet se kishte qenë në shtëpinë e një shoqeje kur ndodhi incidenti. Thuhet se ajo kishte kopjuar sfidën virale të TikTok, ku të rinjtë vendosin lodrën e butë të bërë prej gome me mbushje me alkool polivinil - në frigorifer dhe më pas e ngrohin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë “më të lakueshëm”.

Eksperimenti, në dukje i padëmshëm, pati një efekt të kundërt pasi kubi xhelatinoz shpërtheu, duke mbuluar fytyrën e Bellës me spërkatjen e shkrirë që i ngjante napalmit. 

"Kur hyri, pashë menjëherë që fytyra e saj ishte e kuqe e ndezur... Mund të shihja shenjën e djegies dhe kishte lëkurë që mungonte dhe flluska.  Për shkak të shtresës së jashtme prej silikoni, ata nuk mund ta kuptonin sa e nxehtë ishte brenda, kështu që shoqja e saj e shtrydhi, dhe pikërisht atëherë u shpërtheu të dyjave”, - tha Charlotte për mediat. 

“Ju lutem flisni me fëmijët tuaj për rreziqet. Nëse e kërkoni në Google, do të shihni se ka pasur shumë fëmijë me djegie të tmerrshme nga kjo”, - paralajmëroi Charlotte. “Ky postim ishte për të rritur ndërgjegjësimin për një nga fëmijët që ka një lodër shumë të njohur aktualisht”- shtoi ajo.

Nëna e tmerruar tani është e shqetësuar se fëmija i saj mund të mbetet me shenjë në fytyrë për gjithë jetën. TikTok paralajmëron në faqen e saj të internetit  se platforma nuk “lejon shfaqjen ose promovimin e aktiviteteve dhe sfidave të rrezikshme ose dhunës”.

E prodhuar nga kompania e lodrave Schylling në Massachusetts, “NeeDoh” është aktualisht një nga lodrat më të shitura në treg. Disa nga këto kube të buta stresi shiten aktualisht në eBay për deri në 500 dollarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI