Flash

Cucurella gropos një monedhë në fushë para finales së Botërorit: 16 vjet më parë kishte funksionuar

Sporti është plot me bestytni, gjeste fatsjellëse apo rituale për mbarësi. Një prej tyre është edhe ai që kreu Marc Cucurella me “nxitjen” e marrë nga Joan Capdevila.

Lapsi.al 20 July 2026

“Nuk është e vërtetë, por unë e besoj.” Sporti është plot me bestytni, gjeste fatsjellëse apo rituale për mbarësi. Një prej tyre është edhe ai që kreu Marc Cucurella me “nxitjen” e marrë nga Joan Capdevila. Ky i fundit arriti në momentin e fundit të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara për të ndjekur finalen e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, pasi zgjidhi problemet me vizën – të shkaktuara nga një udhëtim i bërë në Iran 10 vite më parë – të cilat madje e kishin shtyrë të kërkonte edhe ndihmën e Donald Trump.

Pavarësisht mënyrës se si e zgjidhi situatën, ish-mbrojtësi 48-vjeçar i Spanjës, kampion Europe në vitin 2008 dhe kampion bote në vitin 2010, ishte të dielën në tribunat e stadiumit “MetLife” në Nju Jork. Pikërisht prej aty ai regjistroi një video, të cilën e publikoi sot në X, ku shihet një “ritual fatsjellës” i kryer nga Cucurella me sugjerimin e tij, i cili e kishte bërë me sukses edhe në Afrikën e Jugut.

Pse Capdevila i kërkoi Cucurellës të groposte një monedhë në fushë

Rituali konsistonte në varrosjen e një monedhe në fushë përpara fillimit të ndeshjes. Këtë bëri edhe mbrojtësi i majtë, i transferuar së fundmi te Real Madridi, siç tregohet në videon e regjistruar nga Capdevila. Në pamje shihet fillimisht Cucurella duke përshëndetur me “pesëshe” shokët e skuadrës, më pas duke parë me kujdes përreth dhe në fund duke u drejtuar drejt vijës anësore të fushës.

Aty, pasi hodhi edhe një vështrim tjetër përreth, Marc u përkul, nxori monedhën që e kishte fshehur në çorape dhe e varrosi shpejt nën bar. Pikërisht siç kishte bërë 16 vite më parë Capdevila në Botërorin e Afrikës së Jugut 2010, të cilin Spanja e fitoi pasi mposhti Holandën në finale falë golit të Andrés Iniesta në pjesën e dytë të kohës shtesë.

Një fund pothuajse identik me atë të së dielës, pasi edhe këtë herë ndeshja u vendos në kohën shtesë dhe Spanja fitoi sërish me rezultatin minimal 1-0, falë golit vendimtar të Ferran Torres. “Në vitin 2010 varrosa një monedhë në bar para fillimit të ndeshjes. E kam treguar këtë histori një milion herë. Dje i kërkova Cucurella të bënte të njëjtën gjë… Marc, të dua shumë! Ti je kampion bote!”, shkroi Capdevila në postimin e tij në X.

Në këtë pikë – komentuan tifozët spanjollë – rituali duhet të përsëritet edhe në Botërorin e vitit 2030, që do të organizohet nga Spanja së bashku me Portugalinë dhe Marokun. Megjithatë, për ta realizuar këtë, duhet më parë të arrihet në finale. Gjithsesi, Cucurella do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares së Luis de la Fuente, ku konsiderohet një nga shtyllat kryesore të skuadrës, pavarësisht një premtimi të bërë pak kohë më parë, i cili është rikthyer fuqishëm në qarkullim gjatë orëve të fundit.

“Nëse fitoj Botërorin, do ta telefonoj Luisin ditën tjetër dhe do t’i them se po tërhiqem nga kombëtarja, që të mos llogarisë më tek unë. Me një Kampionat Europian (të fituar në Gjermani dy vite më parë, shën. red.) dhe një Kupë Bote nuk mund të kërkosh më shumë”, kishte deklaruar ai në një intervistë. Natyrisht, tani nuk bëhet më fjalë për një gjë të tillë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI