Flash

Gjesti i turpshëm i Argjentinës në ceremoninë e trofeut: të gjithë me shpinë kur Spanja ngriti Kupën

Spanja ngre Kupën e Botës, por pas saj futbollistët e Argjentinës qëndronin të gjithë të kthyer në drejtimin e kundërt, duke i kthyer shpinën ceremonisë së Furisë së Kuqe.

Lapsi.al 20 July 2026

Spanja ngre Kupën e Botës, por pas saj zhvillohet një skenë që pritet të shkaktojë po aq debat sa edhe vetë finalja. Ndërsa Rodri ngrinte trofeun dhe niste festa e kampionëve të rinj të botës, futbollistët e Argjentinës qëndronin të gjithë të kthyer në drejtimin e kundërt, duke i kthyer shpinën ceremonisë së Spanjës.

Pamja është e qartë dhe nuk lë vend për dyshime. Pasi morën medaljet e argjendta, futbollistët argjentinas nuk u larguan menjëherë nga fusha, por u grumbulluan duke u kthyer nga sektori ku ndodheshin tifozët e tyre. Pikërisht në ato çaste, në podium Spanjës po i dorëzohej Kupa e Botës. Kështu, ndërsa Rodri ngrinte trofeun e triumfit botëror, pothuajse e gjithë delegacioni argjentinas, me përjashtim të disa lojtarëve, shihej me shpinë.

Ky veprim u interpretua si një mungesë e bujshme respekti ndaj skuadrës që sapo kishte fituar finalen. Është e mundur që synimi të ishte thjesht përshëndetja dhe falënderimi i tifozëve argjentinas të mbetur në tribunë, por zgjedhja e momentit e bën gjithsesi skenën të vështirë për t’u justifikuar. Nuk ishte një futbollist i vetëm i shpërqendruar apo i izoluar, por një grup i tërë që vendosi të shikonte në drejtim tjetër pikërisht gjatë momentit më solemn të ceremonisë.

Një sjellje që plotëson një pasndeshje të mbushur me nervozizëm dhe tension. Argjentina e kishte humbur finalen pas kohës shtesë, por zhgënjimi u shndërrua shumë shpejt në zemërim. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, Nahuel Molina goditi Rodrin, duke i dhënë nisje sherrit mes futbollistëve dhe stafeve të të dyja skuadrave.

Në kaos u dallua edhe Leandro Paredes, autor i një shtyrjeje të dhunshme ndaj Gavit, përpara se të ndëshkohej me karton të kuq, kur ndeshja kishte përfunduar. Shtyrjet, përplasjet ballë për ballë dhe futbollistët që largoheshin me forcë nga shokët e skuadrës krijuan një imazh shumë të keq të Argjentinës, që nuk arriti ta pranonte humbjen me qetësi.

Ceremonia e ndarjes së trofeut mund të kishte qenë momenti për të mbyllur gjithçka, duke njohur vlerat e Spanjës dhe duke nderuar kampionët e rinj të botës. Por ndodhi e kundërta. Argjentina i ktheu shpinën Spanjës ndërsa ajo ngrinte Kupën, duke e shndërruar edhe fotogramin e fundit të Botërorit në një shfaqje hidhërimi dhe mungese respekti.

Një skenë që do të mbetet në kujtesë përkrah pamjeve të sherrit dhe grushtit të Molinës ndaj Rodrit: jo vetëm humbja në finale, por edhe mënyra se si Argjentina zgjodhi ta përjetonte dhe ta shfaqte atë para botës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI