Flash

Borja Iglesias i jep dorën Trump “për të mos përfunduar në burg”, por nuk e shikon në sy

Borja Iglesias u përpoq ta minimizonte sa më shumë rëndësinë e gjestit, duke mos e parë presidentin Trump në sy dhe duke kaluar menjëherë më tej.

Lapsi.al 20 July 2026

Momenti i ceremonisë së ndarjes së medaljeve pas fitores së Spanjës në finalen e Botërorit e vendosi Borja Iglesias përballë një dileme mes bindjeve të tij dhe një gjesti që, nëse nuk do ta bënte, mund të ishte kthyer në një skandal të transmetuar në mbarë botën.

Një ditë para finales, sulmuesi spanjoll kishte deklaruar se do t’i jepte dorën presidentit amerikan Donald Trump, “sepse nuk dua të përfundoj në burg”. “Njerëzit e dinë shumë mirë se çfarë mendoj, por nuk besoj se ky është momenti për të krijuar polemika – kishte shtuar 33-vjeçari i Celta Vigos. – Shpresoj ta takoj në një moment kur të gjithë do të jemi shumë të lumtur, që gjithçka të kalojë shpejt dhe unë ta harroj.”

Borja Iglesias i dha dorën Trump, pa e parë në sy

Dhe gjithçka ndodhi pikërisht kështu. Spanja mposhti Argjentinën dhe u shpall kampione bote, ndaj po, ishte momenti i lumturisë maksimale. Borja Iglesias u përpoq ta minimizonte sa më shumë rëndësinë e gjestit, duke mos e parë presidentin Trump në sy dhe duke kaluar menjëherë më tej.

Pas një sezoni me 18 gola, sulmuesi me përvojë nuk luajti në finale, por dha kontributin e tij gjatë turneut, duke zhvilluar 73 minuta në tri paraqitje. Momenti më i rëndësishëm për të erdhi pikërisht gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, duke pasur parasysh deklaratat e tij dhe bindjet që kishte shprehur më parë, shumë larg atyre të presidentit amerikan. Iglesias kishte mbështetur protestuesit pro Palestinës, kishte lyer thonjtë me ngjyrë të zezë në mbështetje të lëvizjes “Black Lives Matter” dhe kishte mbajtur qëndrim kundër homofobisë.

Ceremonia e dorëzimit të medaljeve

Ceremonia e ndarjes së medaljeve parashikonte që fillimisht të kalonin futbollistët argjentinas për të marrë medaljet e argjendta nga Infantino dhe Trump. Disa prej tyre nuk ia dhanë dorën presidentit amerikan, por kjo ishte për shkak të alternimit të dorëzimit të medaljeve mes Trump dhe kreut të FIFA-s Infantino, ndaj presidenti amerikan nuk mbeti asnjëherë me dorën pezull. Pra, videoja që qarkullon se Cristian “Cuti” Romero e shmangu qëllimisht shtrëngimin e dorës me Trump nuk ka asnjë bazë. Mjafton të shihet e gjithë ceremonia e Argjentinës për të kuptuar se ai nuk ishte i vetmi, pikërisht për arsyen e përmendur më sipër.

Ndryshe ndodhi me Spanjën. Parakalimi i futbollistëve spanjollë ishte shumë më i ngadaltë dhe shtrëngimet e duarve si me Infantinon, ashtu edhe me Trump ishin pjesë e protokollit, edhe sepse presidenti amerikan ua zgjaste dorën të gjithëve. Borja Iglesias mendoi për një çast dhe vendosi se nuk ishte rasti të krijonte një polemikë që do të errësonte gëzimin e shokëve të skuadrës. Prandaj ia shtrëngoi dorën Trump sa më shpejt që mundi. Por ta shikonte në sy… këtë nuk e bëri.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI