Flash

Scaloni shpërthen në lot në konferencën për shtyp, e ndërpret dhe largohet: “Kjo më dhemb”

Tekniku i Argjentinës Lionel Scaloni në konferencën për shtyp, teksa fliste për të ardhmen e tij, në një moment nuk arriti të vazhdonte më dhe shpërtheu në lot.

Lapsi.al 20 July 2026

Lionel Scaloni do të mbetet përgjithmonë trajneri që riktheu Argjentinën në majën e botës në vitin 2022, pas suksesit të fundit të vitit 1986. Trajneri i Selección ishte shumë pranë një triumfi të dytë në vitin 2026, por u mposht nga Spanja pas kohës shtesë. Një humbje që dhemb për Argjentinën, e cila pas kësaj finale me shumë gjasa do të duhet të mbyllë një cikël me shumë futbollistë në fund të karrierës, që vështirë se do të vazhdojnë të veshin fanellën e lavdishme të kombëtares, mbi të gjithë Lionel Messi. Ndoshta edhe për këtë arsye, Scaloni në konferencën për shtyp, teksa fliste për të ardhmen e tij, në një moment nuk arriti të vazhdonte më dhe shpërtheu në lot.

“Për të vazhduar përpara duhen shumë gjëra, mbi të gjitha duhet të rifillosh nga e para, të rindërtosh një grup si ky, që është shumë i vështirë për t’u krijuar sërish. Dhe kjo dhemb, më dhemb thellë. Më vjen keq.” Scaloni u emocionua aq shumë, sa zyra e shtypit e FIFA-s vendosi ta mbyllte aty konferencën për shtyp: “Vazhdojmë me trajnerin e kombëtares spanjolle”. Trajneri i Argjentinës kishte zbuluar edhe të ardhmen e tij në pankinën e ekipit kombëtar: “Do të vazhdoj deri në dhjetor. Më pas do të flas me presidentin (Claudio Tapia, shën. red.). Ideja është të pushoj dhe të marr pak kohë për veten.”

Scaloni u prek thellësisht. Ai dëshiron të respektojë kontratën e tij me kombëtaren argjentinase, e cila skadon në dhjetor, duke lënë të kuptohet se më pas do të vlerësojë të gjitha mundësitë për të ardhmen, sepse ndiente “nevojën për të menduar”. Pak më vonë, ndërsa po largohej nga stadiumi me pjesën tjetër të skuadrës, ai u ndal sërish para mikrofonëve dhe, i pyetur nga Olé, përsëriti të njëjtin qëndrim. “Do të vazhdoj deri në dhjetor. Më pas do të flas me presidentin (Claudio Tapia). Ideja është të pushoj dhe të marr një periudhë pushimi. Ky është një vend i jashtëzakonshëm, një ëndërr. Shpresoj që njerëzit ta kenë mundësinë të jenë këtu. Çdo argjentinas do të donte të ishte në këtë vend. Nuk do ta kisha ëndërruar kurrë diçka të tillë.”

Scaloni i mbylli kështu Botërorin e tij mes duartrokitjeve të gjata të gazetarëve të pranishëm. “Më duhet ende të flas me presidentin. Mendoj se është gjëja e duhur. Ky është një vend i pabesueshëm, spektakolar, i bukur, si një ëndërr, por kërkon shumë. Mund t’ju them se do të qëndroj këtu deri në dhjetor”, përfundoi trajneri që ka fituar dy Kupa Amerika (2021 dhe 2024), një Finalissima (2022), një Kupë Bote (2022), si edhe ka luajtur një finale Botërori (2026).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI