Flash

Çmendet policia/ Thotë se po heton review-t e këqija të protestuesve ndaj bizneseve pranë Ramës

Skënder Hita u bën thirrje administratorëve të hoteleve dhe restoranteve që janë shënjestruar nga protestuesit të bëjnë kallëzim dhe të ruajnë provat elektronike.

Lapsi.al 9 July 2026

Policia e Shtetit duket se ka gjetur armikun e ri të rendit publik, review-t e këqija në internet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, deklaroi se strukturat e policisë po hetojnë një "aktivitet të dyshuar të koordinuar" në hapësirën kibernetike, që sipas tij synon të dëmtojë reputacionin online të bizneseve turistike në Shqipëri.

Në qendër të hetimit janë komentet dhe vlerësimet negative të publikuara gjatë ditëve të fundit ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera turistike, përfshirë edhe biznese që protestuesit i kanë lidhur me mbështetës apo njerëz pranë Edi Ramës. 

Sipas Hitës, nga verifikimet paraprake "janë evidentuar mbi 10 mijë llogari me aktivitet të dyshimtë", disa të krijuara rishtazi dhe disa të tjera reale, që dyshohet se kanë postuar komente negative në mënyrë të sinkronizuar. 

Ai tha se janë konstatuar raste kur e njëjta llogari ka publikuar review negative për biznese në qytete të ndryshme brenda një kohe shumë të shkurtër. 

“Këto elemente po analizohen për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të organizuar që synon krijimin e një perceptimi të rremë dhe dëmtimin e reputacionit të bizneseve shqiptare,” deklaroi Hita.

Nëse dyshimet konfirmohen, Policia paralajmëroi se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për vepra penale që lidhen me krimet kompjuterike dhe dëmtimin e interesave ekonomike.

Hita u bëri thirrje administratorëve të hoteleve dhe restoranteve që kanë konstatuar raste të ngjashme të bëjnë kallëzim dhe të ruajnë provat elektronike.

Pra, pas protestave në shesh, policia ka kaluar te “protesta” në Google Reviews. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI