Flash

“Buzëqeshja e ëmbël mund të bëhet e hidhur”, Rama kërcënon kryebashkiakët

Lapsi.al 24 June 2026

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarët e bashkive, duke iu thënë se ka marrë ankesa nga qytetarë se disa prej tyre lënë detyrën dhe komunitetin për të ardhur në Tiranë. Ankesat kryesisht janë në zonën juglindore të vendit, konkretisht në aksin Tiranë-Korçë.

Gjatë një aktiviteti për modernizimin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike në territorin e bashkive, Rama paralajmëroi se nëse situata vijon, në të ardhmen do të bëjë publikë edhe emrat e kryebashkiakëve. Teksa përjashtoi kryebashkiakun e Korçës, kryeministri i kërcënoi duke thene se “buzëqeshja e ëmbël të mos kthehet në një buzëqeshje të hidhur”.

“Po e mbyll me një vërejtje për disa nga kryetarët e bashkive, nuk dua t'i përmend me emra. Janë bërë pak problem për komunitetin, pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Kjo praktike duhet të marrë fund. Nuk janë të gjithë, por janë disa. Ndërkohë shembulli i ministrit aktual të pushtetit vendor, që vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës, edhe pse shtëpinë e ka në Tiranë është një shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë që sot nuk dua t'i përmend me emra, por herën tjetër do të duhet t'i përmend me emër dhe publikisht. Që lënë komunitetin dhe detyrën përpara sesa në fakt të vijë ai që është momenti zyrtar i pushimit që edhe aty ha diskutim kjo punë dhe vijnë në Tiranë. Kjo nuk është e jusitifikueshme dhe nuk është e pranueshme. Besoj që kam të gjithë mirëkuptimin tuaj për ta adresuar një orë e më parë këtë shqetësim, i cili është një shqetësim që më ka ardhur në mënyrë të përsëritur nga disa prej komuniteteve tuaja, kryesisht në juglindje të vendit, në aksin Tiranë-Korçë. Nuk flas për ata të ish-PD se ata mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës se si janë si nuk janë, prapë ata janë. Por flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korcë. Nuk e kam për Sotiraqin dhe as për ministrin. Për ta mbyllur me një buzëqeshje të ëmbël dhe mos kthehet në një buzëqeshje të hidhur për asnjërin”, deklaroi kryeministri Rama.

Kujtojmë që prej gati një muaj mijëra qytetarë mblidhen çdo ditë në Tiranë për të protestuar dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI