Flash

Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë për taksën e pronës

Lapsi.al 24 June 2026

Pronarët e banesave, truallit dhe tokave bujqësore pritet të përballen me një skemë të re taksimi, nga e cila qeveria synon të arkëtojë deri në 17 miliardë lekë më shumë në vit. Përmes reformës së re të taksës së pronës, të ardhurat nga ky zë parashikohen të dyfishohen, duke e çuar peshën e tyre në ekonomi nga 0.3% në deri 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas llogaritjeve të Monitor, të ardhurat nga kjo taksë mund të rriten nga 8.1 miliardë lekë që u arkëtuan në vitin 2025, në 17.6 deri në 25.1 miliardë lekë. Kjo do të thotë deri në 17 miliardë lekë më shumë, ose rreth 179 milionë euro shtesë në vit.

Reforma parashikon kalimin gradual drejt taksimit mbi bazën e vlerës së tregut. Fillimisht do të përfshihen ndërtesat, ndërsa më pas edhe trualli dhe tokat bujqësore. Sipas projektligjit, taksa e re për ndërtesat do të nisë të zbatohet nga viti 2029, ndërsa për truallin dhe parcelat bujqësore nga viti 2031.

Për banesën e parë do të aplikohet një zbritje prej 50% të vlerës së pronës si e patatueshme, por vetëm për banesat që nuk tejkalojnë kufijtë e përcaktuar sipas kategorive të bashkive. Edhe për truallin dhe tokën bujqësore parashikohet një zbritje prej 50% të vlerës për dy vitet e para të zbatimit.

Sipas Ministrisë së Financave dhe parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zgjerimi i bazës së tatueshme, ndryshimi i formulës së llogaritjes dhe përmirësimi i mbledhjes së detyrimeve pritet të sjellin një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga taksa e pronës në vitet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI