Flash

Edi Rama e shtoi pasurinë me 143 milionë lekë në 2025, Linda Rama me apartament të ri 190 milion lekë

Lapsi.al 25 June 2026

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar deklaratën vjetore të pasurisë për vitin 2025 pranë ILDKPKI-së, nga e cila rezulton se gjatë vitit të kaluar ka pasur ndryshime të rëndësishme në pasurinë e tij personale. Kursime të deklaruara nga paga janë shtimi i 349,544 lekëve në një llogari bankare, me burim të ardhurat nga paga. 

Sipas deklaratës, Rama ka përfituar 3,402,084 lekë të ardhura neto nga paga si kryeministër, ndërsa ka deklaruar edhe 10,904,091 lekë të ardhura të tjera, pa u specifikuar në formular burimi i tyre. Në total, të ardhurat neto të deklaruara për vitin 2025 arrijnë në rreth 14.3 milionë lekë ose 143 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Lindita Rama, deklaron shtim të vlerës së një pasurie të paluajtshme 118 m² në shumën 19.3 milionë lekë, ulje të kursimeve bankare me rreth 2 milionë lekë, si dhe marrjen e një kredie të re prej 5 milionë lekësh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI