Flash

Berisha thotë se Rama do të miratojë Reformën Territoriale pa opozitën

Lapsi.al 16 July 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj PS-së se kërkon të ecë përpara me Reformën Territoriale në mënyrë të njëanshme pa praninë e opozitë. 

Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati tha se PS kërkon ta miratojë reformën pa pranë e tyre në një kohë kur ende konsultat e parashikuara sipas rregullave ende nuk kanë përfunduar. 

Berisha tha se janë kundër variantit të ofruar nga socialistët, duke shtuar se do të bëjmë gjithë përpjekjet tona për të kundërshtuar këtë reformë.

“Ne sigurisht që kemi platformën tonë, por ne e besuam dhe e vlerësuam që të kemi një ndërmjetës, një të urtë, një këshilltar të mençur që ka të gjithë ekspertizën evropiane të reformave territoriale për të bërë më të mirën.  Edi Rama, Partia Socialiste, do të shkojë veçmas.”, tha Berisha.

Ndërsa për Reformën Zgjedhore, kur u pyet nëse kanë diskutuar kërkesat e protestuesve për lista të hapura, Berisha drejtoi sërish gishtin nga Rama.

“Siç e dini Edi Rama është i vendosur të mos pranojë asnjë kërkesë të protestës rinore qytetare. Ndërkohë, ne kemi mbështetur të gjitha kërkesat e tyre. Pra këtu ka një dallim të madh midis nesh dhe atyre.”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI