Flash

“Për Enverin yll e dritë”/ Ç’ndodhi në praninë e kryebashiakes së Lushnjës

Lapsi.al 20 September 2026

Ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet një video e Florika Ngucaj që në praninë e kryetares së bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa kishte recituar një poezi për Enver Hoxhën në një aktivitet të organizuar në bibliotekën e këtij qyteti.

Videon e shpërndau edhe deputeti i PD-së, Saimir Korreshi që e konsideroi ngjarjen skandaloze.   

“Në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit, i cili administrohet nga Bashkia Lushnjë – glorifikohet diktatori, i këndohet dhe duartrokitet. Kjo ne prani të kryetares së Bashkisë, e cila ka marrë dhe fjalën. Një turp i madh, një skandal Bashkiak!!” – shkroi Korreshi. 

Nuk ka vonuar dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa ka bërë një reagim duke publikuar një video më të plotë pasi sipas saj pamjet e publikuara nga Koreshi ishin të paplota dhe të nxjerra nga konteksti.   

“Deputeti lushnjar i opozitës Z.Saimir Korreshi publikoi një fragment nga ky aktivitet në fjalën e mbajtur nga vajza e z.Neki Ngucaj, ku ishte nxjerrë nga konteksti një recitim i saj që i referohej një kujtimi të hidhur të kësaj familje të persekutuar në periudhën komuniste, një metafore që sillte në vëmendje metodat indoktrinuese të fëmijëve në diktaturë! 

Video e plotë bashkëngjitur këtij reagimi, tregon sesa dashakeq duhet të jesh që të shkëpusesh një fragment nga një aktivitet I rëndësishëm, për të marrë medemek kredite në opinionin publik. Në fakt duke pasur këtë ego të frikshme për vëmendje publike, mund të bëhesh edhe qesharak, sikurse në rastin aktual” – shkroi Sefa. 

Deputeti i PD-së ka reaguar sërish duke kujtuar se ka një sërë rezolutash që ndalojnë që në institucione publike të recitosh për Diktatorin dhe Komunizmin.

“Paska folur dhe Kryetarja jo me jo. Mediat e Qivirri-Bishki qenkan sulur sikur paskam qenë unë i pari dhe e paskam bërë jashtë konteksti për kredo politike. Possiiiii. 

Sa Turp. Cilado media qe nuk i gjen dot publikimet jau jap unë. Qëndrimi im është dhe i palëkundur të jesh i përndjekur nuk të jep të drejtën të recitosh në institucionet shtetërore. Pikëëë 

Përfaqësuesit e institucionit qe janë prezent nuk duhet ta lejojnë pavarësisht çfare quajnë ata konteksttt. Është e ndaluar oooo Kryetare!!” – shkruan deputeti i PD. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI