Flash

Bashkia e Tiranës "tokë e djegur"/ Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin tjetër Blendi Sulajn

Lapsi.al 2 September 2026

Erion Veliaj po luan “all in” nga qelia, vetëm dy javë përpara vendimit që mund të përcaktojë nëse do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Kryebashkiaku ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, duke vijuar spastrimin e kupolës drejtuese të institucionit.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pasi Veliaj i hoqi Anuela Ristanit kompetencat për drejtimin e Bashkisë, ndërsa më pas pranoi dorëheqjen e saj, atë të Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe të shefes së kabinetit Blerina Beshku. Në vend të Hoxhës, Veliaj riktheu Alban Dokushin, duke treguar se nuk ka ndërmend të jetë thjesht kryetar formal, por të rimarrë kontrollin e Bashkisë edhe nga qelia.

Tani radha i ka ardhur Sulajt, një prej nënkryetarëve të emëruar në korrik 2025, pas arrestimit të Veliajt dhe riformatimit të drejtimit të Bashkisë.

Gjithçka ndodh ndërsa Veliaj pret 15 shtatorin, ditën kur Gjykata e Lartë do të rishqyrtojë masën e tij të sigurisë, pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu çështjen duke kërkuar të vlerësohet nëse vazhdimi i arrestit me burg është proporcional dhe përse nuk mund të aplikohet një masë më e butë.

Deri atëherë, Veliaj duket se ka zgjedhur strategjinë "gjithçka për gjithçka", po ushtron vetë kompetencat, firmos pagesa dhe vendime nga paraburgimi dhe po çmonton një nga një strukturën drejtuese që u ngrit në Bashki gjatë mungesës së tij. 

Lëvizjet e Veliajt janë miratuar edhe nga kryeministria që në një reagim pak ditë më parë u shpreh se: "Për “situatën e krijuar” në Bashkinë e Tiranës, ajo është pjesë e konfuzionit që ka krijuar në ecurinë e kryeqytetit të Shqipërisë kyçja e të zgjedhurit në qeli, e cila ka imponuar një qeverisje të Tiranës me vartës në distancë –  një absurd “ligjor” që në Europën demokratike as nuk mund të imagjinohet, e jo më të ndodhë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI