Flash

Ekskluzive/ Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Lapsi.al 2 September 2026

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Sala e ka komunikuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë, mëson ekskluzivisht Lapsi.al, duke i dhënë fund një mandati relativisht të shkurtër në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme të qeverisë.

Për momentin nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet që e kanë çuar ministren drejt dorëheqjes, por në paraqitjen e dorëheqjes mësohet që ajo të ketë thënë se "do të ndjekë karrierën e saj akademike".

Evis Sala mori drejtimin e Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama. Në momentin e prezantimit të saj, Rama e vendosi theksin te profili profesional dhe akademik ndërkombëtar i Salës, e cila vinte në qeveri pas një karriere të gjatë në institucione të njohura mjekësore dhe universitare jashtë Shqipërisë.

Sala është mjeke radiologe dhe ka punuar më parë në Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë. 

Lajmi në përditësim... 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI