Flash

Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Spanjë/ 15 të arrestuar, sekuestrohen 2.7 tonë drogë

Lapsi.al 18 September 2026

Policia Kombëtare spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare, e dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia drejt vendeve të Europës. Operacioni, i nisur në vitin 2025, u zhvillua kryesisht në Andaluzi dhe Katalonjë, në bashkëpunim me autoritete ndërkombëtare. Sipas policisë, kokaina mbërrinte nga Kolumbia në zonën e Campo de Gibraltar dhe më pas transportohej me automjete drejt vendeve të Europës Veriore. 

Në kuadër të hetimit janë arrestuar 15 persona dhe janë sekuestruar rreth 2.7 tonë kokainë, 29 automjete luksoze, dy armë zjarri, bizhuteri, prona dhe llogari bankare. Goditja kryesore ndaj grupit u zhvillua më 10 prill. Gjatë kontrolleve në Málaga, Estepona, Marbella dhe Churriana u gjetën 1.434 kilogramë kokainë. Në të njëjtën kohë, në një vilë në Sant Just Desvern, pranë Barcelonës, u sekuestruan edhe 1.351 kilogramë të tjera.

Hetuesit dyshojnë se disa prej të arrestuarve kishin lidhje familjare dhe përdornin kompani të shitblerjes së makinave luksoze për të siguruar automjetet që shërbenin në transportin e drogës. Grupi përdorte masa të forta sigurie, me pak komunikime telefonike, udhëtime të shkurtra dhe takime të drejtpërdrejta mes drejtuesve. Disa prej të dyshuarve u larguan nga Spanja gjatë hetimeve, por u arrestuan më pas jashtë vendit përmes urdhër-arresteve europiane dhe ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI