Flash

Kulmi i debilizimit/ Ministrja e Ramës: Ne shpëtuam peshqit e lagunës që gjuheshin me dinamit

Eriona Ismaili: "Flamingot, pelikanet madje dhe peshkaqenet u rikthyen ne lagune fale PS-se"

Lapsi.al 5 June 2026

Pushteti është çakërdisur. Ashtu si Rama që deri më tani nga dhënë mbi pesë versione se kush fshihet pas protestave edhe sejmenët e tij e kanë shfrenuar fantazinë për ti hyrën në zemër shefit. Eriona Ismaili e cila bëri karrierre vetëm se vendosi të bëjë Edi Ramës një telefonatë private, ka shpërthyer kundër protestuesve.

Në një debat në Report TV ajo e ka cilësuar protestën si të gabuar. Dhe si e 'argumentuar' konkluzionin e saj? Duke aluduar se ata që po dalin në bulevard nuk janë ambientalistë, pasi po të ishin të tillë do të protestonin edhe gjatë kohës që pëshku në lagunë gjuhej me dinamit, para se rilindja të vinte në pushtet. Por sikur mos mjaftohej me broçkullën e parë, ministrja bjonde këputi dhe të dytën. 

"Para 2013 (pra në kohën e Berishës) kokër flamingoje nuk kish mbetur në lagunë, ndërsa tani na akuzojnë ne si vrasës të flamingove" tha ajo. Ndonëse drejtuesja e emisionit Karapanço, e vënë në siklet nga marrëzia pa kufi, tentoi ta ndërpriste Ismailaj këmbëngulte se Breshkat, pelikanët dhe madje dhe delfinët u krhyen në lagunë falë politikave të PS-së.

E në këtë pikë ajo kishte të drejtë, sepse ata që kanë dalë në bulevard, nuk janë vetëm ambientalistë por edhe njerëz të neveritur nga ngjitja kësaj lloj idiotësie në pushtet.

LAPSI.AL  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI