Flash

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

Lapsi.al 26 June 2026

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Aty mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori dhe Aleksandër Laho, i njohur si "Rrumi". Për Julian Meçen gjykata vendosi 35 vite burgim. Edhe SPAK kishte kërkuar të njëjtin dënim duke e akuzuar Dervishajn pjesë të bandës së Durrësit. Për atentatin e 7 viteve më parë ai dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim jo vetëm me Julian Meçajn, por dhe me personazhe të tjerë si Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja, Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri. Këta të fundit po gjykohen veçmas.

Të dy të akuzuarit u arrestuan në Dubai dhe në gusht të vitit 2024 u ekstraduan për t'u përballur me akuzat: Dervishaj si organizatori i atentatit, ndërsa Meçaj si një nga autorët që qëlloi në drejtim të tij. Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, sot deputet i Partisë Demokratike u zbardh plotësisht nga transkriptimi i bisedave në aplikacionin e koduar SKY/ECC, që përdorej masivisht nga elementë të krimit të organizuar në vendin tonë .

Atentati ndodhi me 1 nëntor të vitit 2019, ndërsa Ndoja dhe shoferi i tij po udhëtonin në shoqërinë e Aleksandër Lahos, një personazh i krimit të organizuar, i shpallur në kërkim dhe i njohur përmes nofkës së tij “Rrumi”. Ndoja ka mohuar të ketë patur kontakte të mëhershme me personazhin e botës së krimit Aleksandër Laho dhe ka dëshmuar se ai njihte vëllain e tij, kurse qenia në një makinë me të ditën e atentatit ishte vetëm rastësi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI