Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Arrestimi në Greqi/ Zbardhen emrat e dy viktimave që dyshohet se vrau Nikolin Pali në Shqipëri

Lapsi.al 6 November 2026

Arrestimi në Greqi/ Zbardhen emrat e dy viktimave që dyshohet se vrau

Nikolin Pali dyshohet se ka pranuar para autoriteteve greke se, përveç vrasjes së dyfishtë të kryer në Greqi në vitin 2020, ka kryer edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri, përpara se të arratisej drejt shtetit fqinj.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Sejdin dhe Seldjan Vucaj, të cilët dyshohet se janë ekzekutuar nga Pali në vitin 2002, në fshatin Shtoj i Vjetër, në Shkodër.

Identiteti i dy viktimave është zbardhur tashmë, ndërsa pretendimet për përfshirjen e shqiptarit në këto dy vrasje pritet të verifikohen nga autoritetet përkatëse.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nga pala greke për të zbuluar nëse Nikolin Pali ka lidhje edhe me krime të tjera në shtetin helen.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e tij të dyshuar kriminal dhe për të zbardhur nëse ai është përfshirë në ngjarje të tjera të rënda në Shqipëri apo Greqi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI