Flash

Mali i Zi mbyll edhe dy kapituj të tjerë, kryeministri Spajić: Jemi gati për fazën përfundimtare

Lapsi.al 6 November 2026

Mali i Zi mbyll edhe dy kapituj të tjerë, kryeministri Spajić: Jemi

Mali i Zi ka bërë një hap tjetër drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel, vendi mbylli dy kapituj të tjerë negociues dhe tani ka 23 kapituj të mbyllur gjithsej.

Plani i Brukselit është që negociatat të përfundojnë deri në dhjetor 2026 dhe marrëveshja e anëtarësimit të nënshkruhet në qershor 2027.

Sipas mediave malazeze, kapitujt e mbyllur këtë javë janë, kapitulli 1 dhe 12, që kanë të bëjnë konkretisht me lëvizjen e lirë e mallrave dhe sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe kujdesin e bimësisë.

Kryeministri Milojko Spajić tha se fokusi i Malit të Zi është i njëjtë – reformat në fushën e sundimit të ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nxitja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe rritja e standardeve të jetesës.

“Sot dërguam një mesazh se Mali i Zi është gati për fazën përfundimtare të integrimit evropian”, tha ai.

Me këtë ritëm, kanë mbetur edhe 10 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit.

Mbyllja e 5 kapitujve në Nëntor 2026, përfshinë energjinë, transportin dhe tatimet.

Mbyllja e kapitujve më të vështirë 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit, drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, priten të mbyllen në Dhjetor 2026.

Në mesin e nëntorit komisioni pritet t’i dorëzojë Këshillit të BE-së projekt-pozicionet e fundit negociuese.

Në pranverë 2027 pritet përfundimi i tekstit të Marrëveshjes së Anëtarësimit, ndërsa në qershor 2027 pritet nënshkrimi i marrëveshjes, pas votimit në Parlamentin Evropian.

Pas nënshkrimit, marrëveshja duhet të ratifikohet nga të gjitha 27 shtetet anëtare dhe nga vetë Mali i Zi.

Në periudhën e tranzicionit, Podgorica do të marrë pjesë si vëzhguese në institucionet e BE-së.

Brukseli paralajmëron se afatet janë orientuese: “Nëse Mali i Zi bën hapa pas në reforma, anëtarësimi mund të shtyhet dhe mund të vendosen masa mbrojtëse”.

“Jemi të përkushtuar që Mali i Zi të mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit. Por reformat duhet të vazhdojnë, sidomos për sundimin e ligjit, pavarësinë e institucioneve dhe luftën kundër krimit të organizuar”, tha nga Brukseli Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, që do të marrë presidencën e Këshillit të BE-së.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI