Flash

Çfarë nuk thotë Rama/ Mali i Zi na lë targën në rrugën për në BE

Lapsi.al 6 November 2026

Çfarë nuk thotë Rama/ Mali i Zi na lë targën në

Mali i Zi po avancon me ritme të rrufeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke mbyllur edhe dy kapituj të tjerë të negociatave, atë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë ushqimore. 

Me këtë vendim, Podgorica ka mbyllur përkohësisht 23 nga 33 kapitujt e negociatave, duke e lënë shumë pas Shqipërinë, e cila deri më tani ka mbyllur vetëm 4 kapituj.

Diferenca mes dy vendeve ka arritur tashmë në 19 kapituj, ndonëse të dyja i kanë hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian.

Përtej propagandës së dhunshme të Edi Ramës, i cili tashmë përpiqet ta lidhë fatin europian të Shqipërisë me fatin e tij politik, shifrat tregojnë një realitet tjetër. Distanca me Malin e Zi është ndoshta pasqyra më e qartë e hendekut mes retorikës së qeverisë dhe progresit konkret në procesin e integrimit.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian, Mali i Zi mund t'i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2026, nëse përmbush reformat e kërkuara. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI