Flash

Arresti i Vlora Hysenit ndez debatet në Komisionin e Ligjeve

Lapsi.al 23 September 2026

Debati për reformën territoriale është shoqëruar me përplasje të forta në Komisionin e Ligjeve, pas lajmit për masën e ‘arrestit shtëpiak’ të dhënë nga SPAK pët kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Kjo e fundit u pezulla dhe nga detyra. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi kërkoi që Kuvendi të mblidhet për të diskutuar situatën e krijuar pas arrestimit të drejtuesit të SHISH. Sipas tij, bëhet fjalë për një zhvillim që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe kërkon reagim institucional të Parlamentit.

“Parlamenti duhet të mblidhet pas arrestimit të kreut të SHISH”, deklaroi Bylykbashi, duke e cilësuar situatën si tepër të rëndë. Ai vijoi me kritikat ndaj institucioneve shtetërore, duke thënë se “janë infektuar të gjitha qelizat e shtetit” dhe se “shteti është i krimbur”.

Nga mazhoranca, kreu i komisionit, Ulsi Manja kërkoi që Komisioni të vijojë me rendin e ditës dhe të shqyrtojë projektligjin për reformën territoriale.

“Duhet të ecim me rendin e ditës. Projektligji është i rëndësishëm”, u shpreh Manja, ndërsa theksoi se veprimet e SPAK janë pjesë e funksionimit të institucioneve në një shtet demokratik. Edhe deputeti i PD-së Saimir Korreshi kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve në një situatë që ai e lidhi me sigurinë kombëtare. “A ka prioritete ky shtet kur bie siguria kombëtare?”, pyeti Korreshi.

Ai iu drejtua gjithashtu mazhorancës me pyetjen nëse kishte dijeni për vendndodhjen e Presidentit Bajram Begaj, duke thënë: “Bajram Begaj, dini gjë ku është?”.

Korreshi kritikoi edhe mënyrën se si po trajtohej reforma territoriale, duke pretenduar se vendimmarrja për të ishte bërë më herët dhe se diskutimi në Komision ishte i panevojshëm.

“Ju keni vendosur për territorialen, na e sillni këtu kot”, tha ai. Duke iu rikthyer arrestimit të kreut të SHISH, Korreshi e cilësoi situatën si një zhvillim jashtëzakonisht të rëndë. “Arresti për kreun e SHISH, ka rënë shteti sot, o bosa, e dini apo jo?”, u shpreh deputeti gjatë debatit. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve vijoi mes përplasjeve politike, ndërsa në rendin e ditës ishte prezantimi dhe shqyrtimi i projektligjit për reformën territoriale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI