Flash

Aplikacioni për komunikime sekrete/ Si flet Belinda Balluku me Skënder Hitën (VIDEO)

Lapsi.al 21 September 2026

Arben Ahmetaj ka bërë sontë një tjetër denoncim të fortë. Gjatë intervistës në Syri Tv, Ahmetaj tha se Belinda Balluku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Skëndër Hita, përdorin një aplikacion sekret për të komunikur me njëri-tjetrin. Ahmetaj tha se ky aplikacion quhet “Threema” dhe siguron biseda të enkriptuara.

Pra, është një lloj aplikacioni me pagesë pak a shumë si Sky Ecc, që përdornin bandat dhe zyrtarë të lartë të lidhur me krimin e organizuar. Ahmetaj nuk dha detaje të tjera rreth aplikacionit dhe natyrës së komunikimeve të Skëndër Hitës me Belinda Ballukun. Threema është një aplikacion për komunikime sekrete pa pasur nevojë për një numër celulari dhe as për një adresë emaili.

Por fakt është që ky i fundit është pilotuar në krye të Policisë së Shtetit si njeri i Ballukut, për të cilën madje punoi me uniformën e Policisë së Shtetit për t’i bërë vota në qarkun Fier në zgjedhjet e vitit të shkuar. Më poshtë një video që tregon sesi funksionon ky aplikacion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI