Flash

Djali i Jakup Krasniqit rrëfen bisedën me babain pas dënimit nga Haga

Lapsi.al 21 September 2026

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka folur për gjendjen e babait të tij pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

I ftuar në emisionin ‘Frontal’ në T7, Krasniqi ka treguar se së fundmi ka biseduar me babain e tij, i cili po mbahet në Hagë.

Sipas tij, Jakup Krasniqi i ka thënë familjes se vendimi e ka bërë edhe më të fortë.

"Prej vendimit tha veç jam bërë më i fortë, kjo forca e tij është duke na dhënë forcë edhe neve si familje, kështu jemi krenar me të" - ka thënë Altin Krasniqi.

Ai ka shtuar se qëndrimi i babait të tij po i jep forcë edhe familjes në këtë periudhë.

Jakup Krasniqi është një nga ish-krerët e UÇK-së ndaj të cilëve Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë më 16 shtator. /LAPSI.al

Të këshilluara

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI