Flash

PS projekton për Tiranën një kopje të shëmtuar të Veliajt, shihni si Albana Koçiu i raporton Ervin Demos (VIDEO)

Lapsi.al 21 September 2026

Tirana pa kokë për të cilën kryeministri bën sikur vajton sa herë flitet për Erion Veliajn e kycur pas hekurave të qelisë, duket se tashmë e ka gjetur “shpëtimtarin” e saj. Një personazh të ri, që vetë Rama kërkon t’i imponojë kryeqytetit. Ai është Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo.

Ende pa mësuar mirë zyrën e tij, e le më pastaj fushat e përgjegjësisë, Demo u faneps mëngjesin e sotëm në Kombinat duke folur për rindërtimin, proces që s’ka asnjë lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Si një aktor i dobët para kamerave, Demo përbetohej se do të finalizonte rindërtimin dhe se qytetarët e kësaj lagje kishin të drejtë në shqetësimin e tyre.

Ca më keq akoma ngjante zëvendëskryeministrja Albana Kociu, e cila raportonte para Ervin Demos si të ishte inspektorja e bashkisë pa kokë të Edi Ramës. 

Natyrisht që Demo e Kociu kanë deficencat e tyre intelektuale, profesionale e politike, por nuk janë budallenj të shkonin kot në Kombinat e të flisnin për rindërtimin.

Lëvizjet janë të koordinuara me planin e Edi Ramës për Bashkinë Tiranë. Ogerta Manastirliu nuk është më opsioni i PS-së për garën elektorale të pranverës së ardhshme. Erion Brace jo dhe jo. 

Gjasat janë që Edi Rama të kandidojë Ervin Demon. Shfaqjet propagandistike nëpër Tiranë të Ministrit të ri të Punëve të Brendshme në këto ditë të para të detyrës së tij, lenë pak vend për dyshime.

Tirana ngjan të jetë më shumë shqetësim i tij sesa problemet me rendin dhe sigurinë në vend. E në fakt gradimi i Demos në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme duket se është bërë enkas për këtë plan të Edi Ramës: T’i japë kryeqytetit një kopje më të shëmtuar sesa Erion Veliaj.  ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI